Ish-deputeti i PD: Do bllokojmë procesin e votimit

22:38 | 4 Qershor 2019

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur se opozita se do të bllokojë procesin e votimit të zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen më 30 qershor.

Strazimiri u shpreh në “Ora News” se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe jo të ndikohen nga faktorë kriminal.

“Jemi vetëpërjashtuar dhe do të bllokojmë një proces votimi dhe jo një proces zgjedhjesh. Sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo përmes influencave kriminale. Përmes përballjes së alternativave dhe jo përmes influencave kriminale. Jemi vetëpërjashtuar dhe i bëjmë nder vetes dhe vendit me këtë qëndrim. Të thuash sot që do të bëjmë votime demokratike, është njësoj siç thoshte Ramiz Alia në ’87”,– u shpreh Strazimiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara