Irlandë, zhduket në kushte misterioze adoleshentja shqiptare

01:14 | 16 Prill 2018

Një vazjë adoleshente, nga Shqipëria, është zhdukur në rrethana misterioze në Irlandë. Ajo është Olta Dodaj, 17-vjeçe, dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.

Familjarët e saj njoftuan policinë për zhdukjen e vajzës së tyre, pasi ajo nuk kishte shkuar në shtëpi.

Mediat vendase kanë shkruar se adoleshentja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí, ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë, duke publikuar edhe fotografinë e saj.

Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri./gsh./

Shpërndaje në rrjete sociale