I zhgënjyer? Saimir Tahiri mungon në festën më të rëndësishme të PS-së

09:00 | 13 Qershorë 2018

Ditën e djeshme socialistët festuan 27-vjetorin e themelimit të partisë së tyre.

Cermonia festive u mbajt në oborrin e Muzeut Kombëtar.

Por më e çuditshme është se vetë lideri i PS-së, Edi Rama, mungoi në cermoninë zyrtare.

Rama ndodhej në Durrës bashkë me kabinetin e tij qeveritar në turin e llogaridhënies, ra në sy edhe mungesa e Arta Dades, Servet Pëllumbit, Namik Dokles etj..

Por jo vetëm.

Në ceremoninë zyrtare ka munguar edhe Saimir Tahirit, ish-kryetari i degës së PS për Tiranën dhe ish-ministri i Brendshëm. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale