“I shkoj në seli Lulit për takim nëse do” Basha i përgjigjet Ramës: Mos e merr mundimin, se të pret surprizë e hidhur

22:55 | 4 Tetor 2019

Jam  gati të shkoj edhe në selinë e PD për të takuar Lulzim Bashën ka thënë Edi Rama në deklaratat e tij të fundit lidhur me uljen në tryezë të tij me opozitën.

Në një intervistë televizive, kreu i selisë blu ka komentuar këtë ‘ftesë’ të kryeministrit.

“Kush e ka ftuar Ramën në PD, kë po e djeg malli të takojë Ramën. Nuk është fare i mirëpritur në PD. Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai është shkaktari për këtë gjendje.  Politika nuk është lojë. Ka sharlatanë që ja shesin bark-boshëve si lojë por kjo mund të shkojë vetëm  1 ose 2 vjet. As mos të marri mundimin të vijë në PD se e pret një surprizë e hidhur” tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara