I riu shqiptar kapet me 600 mijë euro drogë në Itali

22:23 | 17 Qershor 2018

Katër vite burg do të vuajë një 24-vjeçar nga Shqipëria, që u kap pak muaj më parë me drogë.

Atij iu gjetën 600 mijë euro në dhomën e hotelit, si dhe një sasi droge.

I riu i arrestuar në Solferino, është Emiljano Hilaj, 24 vjeç. Ai u kap në një hotel agroturizmi, ndërsa u zbulua pasi një informator i seksionit antidrogë dha informacione për një bazë droge në Solferino.

Policia kontrolloi dhomën e hotelit dhe gjeti drogën në dollap. Po ashtu u gjetën 600 mijë euro, hashash te presuar si dhe një peshore.

Sipas policisë, Hilaj e përgatiste dhe e shiste drogën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara