Humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi 35-vjeçar

09:32 | 17 Shtator 2020

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë.

Mjeti me të cilin udhëtonte, një “Volkswagen” ka dalë nga rruga e për pasojë ka marrë plagë të rënda shoferi, i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (foto ilustruese)/BW

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara