Humb betejën me Covid-19, ndërron jetë farmacisti korçar

09:23 | 17 Shtator 2020

Një farmacist shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin.

“BalkanWeb” raporton se ka ndërruar jetë farmacisti korçar, Romeo Zallëmi.

Sipas informacioneve, mësohet se Zallëmi ka qenë i shtruar për dy ditë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, por edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve 85-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga ky virus.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Zallëmi ka ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Për shkak të gjendjes së tij të rënduar nuk është bërë i mundur as transportimi i tij drejt kryeqytetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara