Homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Meta: 12 shtatori na vendosi në rrugën e demokracisë

10:16 | 12 Shtator 2019

Në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Presidenti Ilir Meta vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë.

Meta u shpreh sot në 21 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit se 12 shtatori solli vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri.

12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim.”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara