Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë

13:57 | 31 Maj 2019

Parlamenti holandez i kërkoi Qeverisë holandeze në datën 16 prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.

Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria holandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.

Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Holanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.

Letrën e ka marrë Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Jashtme. Në letër autoritetet holandeze nënvizojnë se shqiptarët kanë rolin kryesor në ngjarjet kriminale në qytete si Amsterdami dhe Roterdami.

“Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami, por edhe rajone të tjera”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara