Himarë, restoranti jepte fatura jotatimore në gjuhën greke

23:11 | 7 Gusht 2019

Aksioni kundër informalitetit u shtri edhe në Himarë, ku ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ishte e pranishme, pas një mesazhi të një qytetari që i kishte dërguar në rrjetet sociale një mesazh.

Ministrja e Financave Anila Denaj bëri publik rastin, duke shtuar se fatura e një prej restoranteve më të shtrenjtë në zonë jo vetëm që ishte jotatimore por edhe nuk ishte në shqip por në gjuhën greke.

“Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor,” tha Denaj ndërsa inkurajoi qytetarët që të vijojnë të denoncojnë rastet e abuzimeve.

Denaj shtoi gjithashtu se pas pak ditësh, parashikohet të jetë funksional edhe aplikacioni për smartfonet ku qytetarët mund të denoncojmë abuzimet me faturat./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara