Hapja e negociatave, Rama zbardh takimin me Kancelaren Merkel

12:12 | 13 Shtator 2019

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, aty ku po lobon në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Fillimisht Rama pati një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane në Bundestag.

“Në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkroi Rama më herët.

Ndërsa më pas nisi një takim me kancelaren Angel Merkel.

Pasi takimi Rama shkroi se ka mbetur shumë i inkurajuar nga vlerësimet e Kancelares.

“Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv.

Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares. Mike e vërtetë”, shkruan ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara