Hajdari takim me ambasadorin e BE, zbardhen 2 pikat kyçe që diskutuan

16:31 | 13 Shtator 2019

Deputetja demokrate në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka zhvilluar këtë të premte një takim me amabasdorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Lajmi konfirmohet nga vetë Hajdari, e cila thekson se pjesë e diskutimit mes tyre ka qenë reforma zgjedhore dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Postimi i Hajdarit:
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z.Luigi Soreca, ku diskutuam mbi rëndësinë e Reformës Zgjedhore në muajt në vijim, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor. Falenderova Ambasadorin Soreca për mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik. Gjithashtu, diskutuam edhe mbi organizimin e “Shkollës Europiane” që organizohet nga Këshilli Kombëtar I Integrimit Europian, aktivitet që cdo vit është mbështetur edhe nga Delegacioni I BE-së në Shqipëri”-shkruan Hajdari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara