Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, reagon Ogerta Manastirliu: Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm

16:33 | 21 Nëntor 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me aktin e paprecedentë të ndodhur në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, ku ndaj Qendrës Shëndetësore është qëlluar me gurë duke i thyer xhamat e dritareve.

Manastirliu thotë se agresion ndaj institucioneve është nxitur nga gjuha e urrejtjes kundër bluzave të bardha.

Më tej Manastirliu ka dënuar këtë akt vandal dhune duke thënë se bluzat e bardha meritojnë mirënjohje.

“Gjuha e urrejtjes përdoret kundër bluzave të bardha. Agresion ndaj institucioneve e nxitur nga gjuha e urrejtjes. Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm. Mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri në Shqipëri. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohje e jo dhunë verbale.” ka thënë ndër të tjera Manastirliu.

Kjo qendër kishte vetëm 2 muaj që ishte rikonstruktuar dhe i ofron shërbim 7 mijë banorëve, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit që ika dhunuar goditën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara