Gruaja përndjek të shoqin… derisa policia e arreston!

22:11 | 4 Gusht 2018

E habitshme por ndodh edhe kështu në Shqipëri.

Një grua është arrestuar nga policia në Gramsh pasi përndiqte bashkëshortin e saj.

Fjala është për shtetasen 57 vjeçare me inicialet K.T, banuese në Gramsh. Policia e ka bërë publik lajmin këtë të shtunë, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 03. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja K. T., vjeçe 57, banuese në Gramsh pasi në Gramsh, ka përndjekur bashkëshortin, shtetasin I. T., vjeç 55. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 121/a i Kodit Penal

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara