Gjendet trupi i 55-vjeçarit në Sarandë, u mbyt tri ditë më parë

12:29 | 15 Maj 2019

Trupi i 55-vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë është gjetur.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas tre ditësh kërkime, sot rreth orës 10:15 polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 55-vjeçarit Arben Shaqiri që u mbyt aksidentalisht, përcjell tch.

Informacion paraprak

Polumbarët e Reneas gjejnë trupin e pajetë të 55 vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës.

Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara