Gjendet një trup i pajetë në Kavajë

17:09 | 8 Nëntor 2019

Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në kryeqytet.

Në rrugën e Kavajës, në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara