Gjendet i pajetë një 57-vjeçar në aksin Poliçan-Suhe

17:30 | 5 Gusht 2020

Një 57-vjeçar, me inicialet G.S nga Gjirokastra është gjendur i vdekur jashtë kamionit të tij në aksin dytësor Suhë-Poliçan në njësinë e Pogonit.

Burri dyshohet të jetë ekzekutuar me mjete të forta në kokë ndërsa policia është njoftuar nga drejtues të rastit.

Viktima, shtetasi G.S e përshkonte shpesh aksin rrugor drejt Poliçanit pasi merrej me transport mallrash. Dëshmitarët e parë thanë se e panë viktimën të shtrirë në rrugë jashtë kamionçinës.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajmet më të lexuara