Gjendet e pa jetë një shtetase gjermane në Tiranë

00:05 | 2 Mars 2020

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se një shtetase gjermane, rreth 30 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj, në rrugën e “Elbasanit”.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave./kohajone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara