Gazetarja:Barnat për të sëmurët me kancer shiten pa pullë në farmaci

22:54 | 30 Janar 2019

Gazetarja Eglantina Bardhi e ftuar në “Opinion” për cilësinë e ilaceve tha se tregu është jashtë kontrollit.

Ajo debatoi me ish-ministrin e Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili më herët tha se farmaceutika në vend funksionon shumë mirë. Solis nuk hezitoi ta quajë diletante gazetaren që pretendoi se QKB nuk funksionin pasi është në rikonstruksion.

Sakaq ajo solli në emision ambalazhe ilacesh pa pullë. “Këto medikamente për të sëmurë me kancer shiten në farmaci pa pullë. Tregu është jashtë kontrollit”, tha Bardhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara