Gati për inaugurimin e bustit madhështor të Gjergj Kastriot Skënderbeut (VIDEO)

09:42 | 13 Mars 2018

Busti madhështor i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 8 metra i lartë, në Labinot të Elbasanit, i porositur dhe financuar nga biznesmeni Gjergj Luca dhe i realizuar nga mjeshtri i skulpturës Fiqiri Kasa ka përfunduar.

Bëhet e ditur se inaugurimi i këtij busti do të bëhet ditën e verës, më 14 mars. Gjithçka përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti i Skëndërbeut në trojet Mbarëkombëtare. Ky monument ngjan si diçka e përafërt me portretet e presidentëve në Amerikë të gdhendura në mal.

Posted by Fiqiri Kasa on Mittwoch, 7. Februar 2018

 

Shpërndaje në rrjete sociale