Franca njeh patentat e rajonit, nuk njeh të Shqipërisë

21:00 | 27 Gusht 2019

Një emigrant ka denoncuar diskriminimin që u bëhet nga qeveria Rama, duke i lënë të përjashtuar, për të mos u krahasuar as me vendet e rajonit.

Emigranti që punon në Francë, duke publikuar dokumente, thotë se të gjitha vendit e Rajonit kanë marrëveshje për konvertimin e patentës me Francën, ndërkohë që me Shqipërinë nuk ka.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Shqiptarët për shkak të Edvin Mafise më të diskriminuarit!

Franca nuk njeh patentat e Shqipërisë, por ajo njeh patentat e të gjitha vendeve të tjera të rajonit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni listën e dërguar nga qytetari dixhital. sb

Peërshendetje Doktor! Uroj të jeni mirë! Narkoshteti i Edvin hajdutit 0-mbështetje për emigrantët!

Jam rezident në Francë dhe këtu shumica e bashkëatdhetarëve vuajnë për të bërë konvertimin e patentave nga patentë shqiptare në franceze!

Shteti francez nuk i njeh pasi nuk ka marreveshje me shtetin tonë!

Por shteti francez ka marrëveshje me të gjitha vendet që na rrethojne duke filluar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e vende të tjera si Bosnja etj! Është e turpshme propaganda që u shitet emigrantëve çdo ditë qoftë nga ministria e Jashtme apo ajo e transporteve!

Bashkangjitur po ju dërgoj edhe dokumentin ku jane të gjitha shtetet, qytetarët e të cilëve përfitojnë nga kjo e drejtë dhe Shqipëria nuk figuron askund!’

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara