Endri Hasa: Rama fyen të rinjtë, një i arsimuar nuk mund të punojë në ndërtim

21:34 | 21 Shkurt 2020

Ish- deputeti i PD Endri Hasa i është përgjigjur Ramës për batutat në Durrës lidhur me të rinjtë e arsimuar të cilën refuzojnë të punojnë në ndërtim.

Hasa në një status në FB shkruan se Rama pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune tani fyen edhe të rinjtë e arsimuar. Ish- deputeti i PD shton se një jurist, ekonomist, infermier apo inxhinjer nuk mund të punojë në ndërtim pasi nuk ka investuar për atë gjë dhe nuk është profesionist i asaj fushe.

 

STATUSI I ENDRI HASËS
Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë.
Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, inferimier apo inxhinjer, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë.

Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!/bw/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara