Ekonomia shqiptare rritet vetëm më 2.31 për qind

13:36 | 3 Tetor 2019

Sipas Institutit shqiptar të Statistikave (INSTAT) në vitin 2018, sipas vlerësimeve paraprake, ekonomia e vendit u rrit me 4.06 për qind, duke u përshpejtuar në raport me 3.8 për qind vitin e mëparshëm. Rritja ishte mbi 4 për qind në tre tremujorët e parë, për shkak të performancës së energjisë, që rriti prodhimin e ndikuar nga moti me reshje, ndërsa në të katërtin, kur ishte thatësirë, treguesi u ul ndjeshëm në 3.1 për qind.

Duket se pavarësisht projeksioneve me pikëpamje optimiste rreth ecurisë së ekonomisë, realiteti paraqitet ndryshe. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e rritjes së tremujorit të dytë të vitit aktual, sipas të cilave theksohej se ekonomia shqiptare shënoi sërish një rritje të dobët për periudhën në fjalë.

Sipas të dhënave, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2.31 për qind, me një përmirësim shumë të lehtë nga rritja prej 2.21 për qind e tremujorit të parë të po të njëjtit vit.

Rritja ekonomike u frenua ndjeshëm nga tkurrja e prodhimit të energjisë elektrike, por edhe nga rënia e sektorit të ndërtimit. Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështetet kryesisht tek aktiviteti tregtar dhe degët e tjera të shërbimeve, si telekomunikacionet dhe shërbimet financiare. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara