Efektivi denoncon skandalin me pagat, Berisha: Lleshaj e ka mendjen te tenderi 30 mln euro

21:40 | 8 Gusht 2019

Një punonjës i Policisë së Shtetit ka denoncuar skandalin me mosdhënien e pagave nga policia për dietat dhe orët jashtë punës.

Përmes një mesazhi në “qytetarin digital” efektivi shprehet se: ’Me formular na pyesin keni apo jo televizor, për vehte udhëtojnë me helikopter’.

“E kane mendjen te tenderi prej 30 milione euro per unformat, per ta policet e thjeshte nuk ekzistojne”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Postimi i plotë i Berishës:

‘Gjeneral Hashashi dhe Narkodrejtor Ardi Balili nuk iu japin dietat policeve te thjeshte! Ata e kane mendjen te tenderi prej 30 milione euro per unformat, per ta policet e thjeshte nuk ekzistojne. Turp!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Jam nje punonjes policie te lutem anonim por shiko cfare na kerkojn te plotesojm.

Me formular na pyesin keni apo jo televizor, e per vete udhtojne me helikopter. Keta nuk jane mire kane 4 muaj pa na dhene djetat dhe pastaj thone: A ke tv? Te uroj gjithe te mirat’./kohajone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara