Edhe një shqiptar mes organizatës kriminale që do grabisnin eshtrat e Enzo Ferrarit

00:03 | 29 Mars 2017

Një bandë kriminale e dedikuar në trafikun e drogës dhe armëve mes Sardenjës dhe Italisë Veriore, është goditur nga policia italiane.

Hetuesit kanë zbuluar prova se banda kishte pandikuar “grabitjen” e trupit të prodhuesit të makinave, Enzo Ferrari, i ruajtur në varrezat monumentale e Modena.

Për këtë arsye, janë realizuar edhe disa vizita për të realizuar planin. Drejtësia italiane ka lëshuar 34 urdhër-arreste dhe midis tyre është edhe shqiptari Gentijan Tusha, gjithashtu i arrestuar. Organizata ishte e angazhuar edhe në krime kundër pasurisë.

Synimi i grabitjes së eshtrave që t’i vendosej një gjobë e majme familjes. Enzo Ferrari vdiq në Modena në gusht të vitit 1988 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në krah të djalit të tij, Alfredo, i cili u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.

Banda sipas ANSA, ishte përfshirë edhe në organizimin e plaçkitjeve të bankave dhe të bizneseve.

Arrestimet kanë nisur që në vitin 2013, kur janë arrestuar disa prej anëtarëve të organizatës, por veprimtaria e tyre ka nisur shumë më herët.

Në tetor të vitit 2007, ata kanë grabitur 50 mijë euro në një bankë.

image-9

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara