Edhe një i vdekur në minierën e Bulqizës

15:19 | 16 Maj 2018

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një gruaje, e cila ka mbetur e vdekur në minierën e Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në zonën D të minierës. Fjala është për 50 vjeçaren e identifikuar si Shpresa Rami.

Gruaja është aksidenduar teksa po blidhte krom në minierë. Mësohet se shkak i vdekjes ka qenë një fadromë e cila ka shtypur gruan 50 vjeçare.

Mbetet ende e paqartë mënyra sesi ka ndodhur aksidenti që i ka marrë jetën gruas. Policia ka nisur hetimet./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale