“Do të qëlloj po ik”, qytetari i drejtoi armën policit

13:58 | 10 Prill 2020

Të shtëna me armë zjarri, janë regjistruar në Tiranë pak më parë, në zonën e “Xhamlllikut” ku janë plagosur dy persona, një kalimtare dhe personi që ka pasur armën.

Të dy të plagosurit janë në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ky qytetar është një person i shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë.
Identiteti i tij është i njohur për policinë e Shtetit, por ende nuk është bërë publik.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj duke shpjeguar ngjarjne tha se një qytetar i pikasur nga një efektiv me përvojë i patrullës “Shqiponja”, nuk i është bindur kërkesës së policit për të paraqitur leje daljen.

Në këtë moment, qytetari ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar policit. Efektivi ka vijuar që ta ndjekë me vrap dhe në këtë moment, ai e ka kanosur me jetë. “Largohu ose do të të qëlloj”, ka qenë fjala e qytetarit në adresë të policit.

Efektivi ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit të qytetarit, siç e kërkon edhe procedura kur qytetari paraqet rrezikshmëri të lartë. Nga dy plumbat, njëri prej tyre ka kapur aksidentalisht edhe një qytetare që po kalonte atje.

“Polici i kërkoi mjet identifikimi, kur i kërkoi se çfarë kishte në çantë, qytetari iku me vrap. Polici e ndoqi me vrap dhe qytetari i ka drejtuar armën policit. Ai e ka paralajmëruar që uleni armën. Qytetari ka lëvizur prapë me vrap dhe në kohën kur polici e paraljamëroi që të dorëzohej ai i ka thënë që do të të qëlloj policit nëse nuk largohet. Polici ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Është plagosur në këmbë por ende s’kemi informacion. Një qytetare ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Qytetarin se kemi identifikuar akoma, dyshimet e para janë se është i rrezikshëm dhe i shpallur në kërkim”, tha drejtori i policisë së Tiranës. /tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara