Dita e Demokracisë, ambasadorja Kim mesazh për politikën shqiptare

11:36 | 15 Shtator 2020

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh mbi demokracinë shqiptare, në ditën ndërkombëtare të demokracisë.

Kim shkruan në rrjetin social se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve dhe se ato duhet të respektojnë ligjin, të mbrojnë pronën, liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi. Element të cilat në jo pak raste kanë munguar në demokracinë shqiptare në këto 30 vite.

“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.

Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Yuri Kim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara