Dhunuan turistin rus, arrestohen dy adoleshentët

23:54 | 10 Shtator 2019

Janë arrestuar dy adoleshentët që dhunuan turistin rus ditën e sotme.

Policia ka vënë në pranga dy të rinjtë me iniciale K.A dhe K. L, të moshës 16 vjeç. Ata janë ndaluar sot në lagjen Ujë i Ftohtë.

Njëri nga të arrestuarit ka pësuar frakture në dorë, ka thyer dorën nga përplasja fizike me rusin, kaa marr mjekimin ne spital.

Shtetasi rus, Sergey Dzambula ka denoncuar ditën e sotme dhunën e dy të rinjëve nga qyteti ndaj tij.

Dzambula ka thënë se kishte parë katër adoleshent që po sulmonin një qen, dhe kishte njoftuar policinë. Gjithashtu, ai i kishte filmuar të rinjtë, por ata i kishin kërkuar telefonin që kishte fotot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara