Dha dorëheqjen? Rudina Hajdari: U kërkova një javë kohë, e bënë fakt të kryer

10:55 | 16 Tetor 2019

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, deputetja demokrate Rudina Hajdari reagoi mbi lajmin e shkarkimit të saj nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat.

Hajdari akuzoi tre deputetët Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Korab Lita se po përpiqen të heqin vëmendjen nga çështja e hapjes së negociatave dhe se e gjithë kjo zhurmë e çështjes së dorëheqjes së saj ishte një tentativë e mirëprogramuar e tyre.

“Janë tre persona që nuk kanë dhënë asnjë kontributi në këtë parlament”, u shpreh Hajdari.

Më tej, deputetja tha se në të vërtetë kërkoi një javë kohë, por deputetët e bënë fakt të kryer.

“Në 10 tetor kemi patur takim me ambasadorin Soreca dhe Brochard, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe kërkesën për ndryshimin e sistemit, pas mbledhjes thamë se do ndajmë grupet e punës. Mbledhja grupit parlamentar lidhur me këtë temë u bë, por ishin këta tre persona që gjatë asaj mbledhje të paparashikuar, më pas u ngrit kjo çështje nga këta tre deputetë për dorëheqjen time. Meqë doja ta trajtoja në mënyrë demokratike, u thashë më lini një javë kohë. Por pretenduesi e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Absolutisht jo, toleranca ime keqpërdoret. Ky pakt i kryer, bëri që zoti Lita të nesërmen të deklarojë grupin parlamentar”, deklaroi Rudina Hajdari.

Ajo tha se opozita që është në parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve dhe se gjithashtu kjo situatë po favorizon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke shpërqëndruar opinionin publik nga çelja ose jo e negociatave./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara