Deputetët kërkojnë kreun e SHISH të rrëfehet për letrën sekrete që i dërgoi Metës

19:57 | 12 Shtator 2019

Kreu i SHISH, Helidon Bendo thirret në seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë për të dëshmuar në lidhje me shkresën sekrete çuar Presidentit të Republikës me informacion se me datë 8 qershor gjatë protestës së opozitës do të digjej Kuvendi.

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i tha Top Channel se e ka përkrahur këtë iniciativë të dy deputetëve socialistë, Xhemal Qefalia dhe Sadri Vorpsi.

Fillimisht kjo iniciativë është kundërshtuar brenda Grupit Parlamentar Socilistë pasi kjo përbënte ndërhyrje në punën e Komisionit Hetimor Parlamentar.

E pyetur nga Top Channel për këtë kërkesë, Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë tha: “Çdo kërkesë në emër të Komisionit nënshkruhet nga kryetari. Unë nuk kam nënshkruar asgjë të tillë. Ndërkohë që çdo deputet vetë mund t’i bëjë kërkesa kujtdo. Sidoqoftë: jo, Komisioni i Sigurisë që unë përfaqësoj s’ka bërë asnjë kërkesë të tillë dhe as ka marrë vendim për të nisur një kërkesë të tillë.”

Gjithsesi, Top Channel disponon një kopje të kësaj kërkesë ku thuhet: “Të thirret në Komision e Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Elidon Bendo, për të dhënë informacion më të detajuar në lidhje me sa më sipër.”

9 deputetët që kanë nënshkruar kërkesën janë: Xhemal Qefalia, Sadri Vorpsi, Eljo Hysko, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara