Data e re e zgjedhjeve, aleatët e PD, takim me Bashën

13:29 | 12 Qershor 2019

Aleatët e Partisë Demokratike kanë njoftuar sot një takim me kreu e selisë blu.

Takimi vjen pak orë para takimit që aleatët do të zhvillojnë me presidentin Ilir Meta për caktimin e datës së re të zgjedhjeve lokale. Zoti Meta disa ditë më parë anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, me argumentin e krizës politike.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se kreu i shtetit nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të zhvillohen pasditen e sotme, në orën 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara