Covid-19 në Shqipëri, 2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orë

16:44 | 15 Shtator 2020

Shqipëria shënoi 2 viktima të reja nga koronavirusi këtë të martë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 810 testime prej të cilave 152 persona rezultuan pozitiv. Vihet re një ulje e vogël e rasteve krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërsa situata në spitalet COVID paraqitet më serioze me 171 të shtruar, 18 në terapi intensive dhe 8 në intubim.

Viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të infektuar – Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon – 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale 75576

Raste pozitive 11672

Raste të shëruara 6668

Raste Aktive 4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2366

Durrës 520

Shkodër 362

Lezhë 267

Elbasan 248

Korçë 209

Fier 192

Vlorë 170

Kukës 140

Berat 92

Dibër 51

Gjirokastër 47

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara