Cakaj: Bashkëpunimi me Mesdheun, në qendër të kryesisë shqiptare të OSBE-së në 2020

22:45 | 25 Tetor 2019

Konferenca Mesdhetare e OSBE-së që ka kulmuar me kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare, si dhe vendeve mesdhetare, si: Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia, ka mbyllur siparin në Tiranë.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh në mbyllje të kësaj Konference se Shqipëria ka zhvilluar një program përmbajtësor bashkëpunimi në fushën e rinisë, ekonomisë, energjisë, sulmeve kibernetike dhe luftës kundër terrorizmit.

“Sot mbyllëm Konferencën Mesdhetare në Tiranë. Si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut, Shqipëria ka zhvilluar një program përmbajtësor bashkëpunimi në fushën e rinisë, ekonomisë, energjisë, sulmeve kibernetike dhe luftës kundër terrorizmit,” shprehet Cakaj.

Sipas tij, bashkëpunimi me Mesdheun do të jetë në qendër të kryesisë shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020.

“Në takim u diskutuam një varg ndryshimesh strukturore në funksion të forcimit të marrëdhënies mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve të Mesdheut. Bashkëpunimi me Mesdheun do të jetë edhe në qendër të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së 2020,” deklaroi Cakaj./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara