Bylykbashi: Pse ndryshimet e Kodit shkojnë kundër interesit të shqiptarëve

10:36 | 30 Tetor 2020

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik ka argumentuar sot se përse, ndryshime e njëanshme në Kodin Zgjedhor që u votuan dje nga Kuvendi, shkojnë kundr Kushtetutës dhe bien poshtë çdo standari të europian.

Bylykbashi ka rrëzuar pretendimet e Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij dje në Kuvend, kur Rama tregoi ndër të tjera se “…më shkruanin 8 eurodeputetë të partive popullore, jemi të tronditur. Për çfarë? Do t’ju përgjigjem me shkrim, por për çfarë janë të tronditur? Që ne do rivotojmë sot një ligj që e kemi votuar para dy javësh dhe për të cilin Komisioni Europian është shprehur Si mund të presim ne Venecian deri në dhjetor, ndërkohë që ligji ka kaluar 2 javë përpara, këtu nuk jemi duke kaluar një ligj të ri, këtu do kalojmë pikë dhe presje ligjin që kemi kaluar dy javë përpara pas një procesi që ka marrë vite….Ky është interesi i Shqipërisë. Shqipëria kalon këtë reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje,” tha Kryeministri.

Por Bylykbashi ka theksuar se gjithçka në këtë situatë shkon kundër interesit të shqiptarëve.

“Ndryshimet e djeshme të njëanshme në Kodin Zgjedhor nuk shkojnë “përtej” Marrëveshjes së 5 qershorit, – shkruan Bylykbashi. – Këto ndryshime shkojnë kunder Marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe, siç thonë eurodeputetët në shkresën e tyre, “thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit në gërmë dhe frymë”; kundër Kushtetutës dhe parimeve të saj që garantojnë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme; poshtë standarteve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës; kundër kërkesës së BE-së që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias;

Pra, shkojnë kundër interesit të shqiptarëve për integrim në Europë, si një vend, qeveria e të cilit në 2021-in nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj nuk duhet të habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka më para për të blerë tamponë për Covid-19, për të dhënë ndihmë ekonomike për bizneset që po vuajnë pasojat e pandemisë, apo për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e të ndershme, e bën sepse nuk do të japë llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021,” ka përfunduar demokrati.

Lajmet më të lexuara