Bylykbashi: Pa konsensus, nuk shkohet më tej, qeveria tranzitore kërkesë e padiskutueshme

15:50 | 29 Maj 2020

Ka përfunduar mbledhja e Reformës Zgjedhore dhe Oerd Bylykbashi i PD ka dalë me përfundimin se pa konsensus të palëve nuk mund të shkohet më tej.

Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar që të jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që të shqyrtojë shkeljet dhe pretendimet e palëve politike për manipulim të zgjedhjeve. Më këtë lëvizje demokratët kërkojnë të shmangin Kolegjin Zgjedhor, duke ia kaluar këtë kompetencë Kushtetueses.

“Çdo numërim do të ishte i pavërtetë . Çdo rezultat zgjedhor i shpalluar do të ishte i manipuluar. Refuzimi sot nga maxhoranca bën të pamundur arritjen e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishëm siç është administrimi i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Sot bëmë një propozim për Kolegjin zgjedhor që të jetë Gjykata Kushtetuese që do shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe palëve. Por pa arritur konsensus nuk shkohet më tej, nëse PS do të reflektojë, i hapet rruga kompromisit për të gjetur zgjidhje për çështjet e tjera të rëndësishme. Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim, identifikim biometrik. Kjo është e gatshme dhe e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Kjo do të ishte pika e kompromisit , përpjekja e Gjiknurit për t’iu shmangur kësaj, janë përpjekje për të lënë të hapur deri në që një pjesë e madhe kutive të votimit, të mbushen me vota me votim familjar, të votohet me kartë identiteti të falsifikuar apo që komisionerët të mbushin kutitë në mënyrë kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i manipuluar dhe i pamundur të kërkojmë certifikim”, tha Bylykbashi.

Ai foli dhe për kërkesën e demokratëve për qeveri tranzitore:

“Qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Çështja e KQZ nuk është diskutuar ende dhe do jetë pjesë hapësirave për kompromis nëse do kemi mundësin të garantojmë që kutitë e zgjedhjeve nuk do mbushen. Ne ja bëmë të qarët mazhorancës, pa dakordësi për pengimin e mbushjes së kutive, pa dakordësi për identifikimin biometrik, nuk mund të arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë që maxhoranca të reflektojë”, u shpreh Bylykbashi./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara