Bushati flet si opozitar, ish-ministrit socialist i përgjigjet nga opozita e re, Halit Valteri

19:44 | 12 Shtator 2019

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vijoi zërin kritik brenda mazhorancës.

Më i lirshëm tani pa post në qeveri, Bushati edhe në kuvend u shfaq më shumë si deputet i opozitës.

“Jemi duke përjetuar një krizë vlerash dhe kjo krizë vlerash nuk vjen thjesht nga mungesa e të mirave por nga padrejtësia në aksesin dhe në shpërndarjen e të mirave. Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa të të mirave së një për t’i mbajtur shqiptarët brenda atdheut”, u shpreh Bushati.

Fjala e ish-ministrit solli reagimin e opozitës së re.

“U entuziasmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati, , i pafajshmi që nuk ka patur asnjë lloj posti partie, në 6 vite ka qenë kështu, deputet i thjeshtë” tha Halit Valteri, nga lista e PD-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara