Blushi: Rama i plotëson kriteret për një foto me presidentin Trump, ja pse!

21:27 | 11 Janar 2017

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në lidhje me atë se është hapur një ofertë për të realizuar fotogarfi me presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

Oferta për një fotografi me Trump, sipas Blushit është 80 mijë dollarë, kriteret për të cilën do t’i plotësonte kryeministri Rama, shkruan gazeta blic.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin ironik të Blushit ndaj Ramës:

Ofertë për një foto me presidentin Trump! Kërkohet një mashkull 2 metra i gjatë që të bëjë edhe femrën, të ketë nerv lideri për të ndryshuar rendin botëror, të ketë shpirt artisti, të trajtojë femrën si plaçkë, të jetë përdorues i durueshëm i kristalinës. Oferta është 80.000 $. Për mendimin tim Ramiu i plotëson këto kritere, po për ju?

Shpërndaje në rrjete sociale