Bllokimi i drogës në Itali, Sali Berisha: Ishte dhuratë e Ramës për Bolonjën

21:19 | 29 Gusht 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj operacionit antidrogë në Itali ku u sekuestruan 200 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një 27-vjeçar shqiptar.

Me një shënim në “Facebook”, Berisha thotë se sasia e lëndës narkotike ishte dhuratë e Kryeministrit, Drejtorit të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm për Komunën e Bolonjës në Itali.

“200 kg hashash cilesia extra, dhurata e fundit e treshes Edvin Mafia, gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari per Komunen e Bolonjes! Miq, sot Guardia di Financia ka sekuestruar 200 kg hashash te cilesise me te larte i derguar nga Shqiperia. Kjo eshte dhurata e fundit e narkotrojkes Edvin Droga, gjeneral Hadhashi dhe Ardi Eskobari. Ndiqni videon e meposhtme. sb”-shkruan Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara