Bie nga një shkëmb, 58-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

18:18 | 30 Prill 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Polis Vilan ku një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një masivi shkëmbor.

I lënduari është transportuar drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Mësohet se i plagosuri është Liman Muzhaqi 58 vjeç, ndërsa është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt spitalit të Traumës, pasi transporti me ambulancë është i pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Paraprakisht mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara