Berisha reagon për protestën e aktorëve të Teatrit Kombëtar

09:51 | 13 Shkurt 2018

Ish- kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen që ka lindur mes ministrisë së Kulturës dhe aktorëve të Teatrit Kombëtar.

Berisha teksa e cilëson teatrin një simbol i shndritshëm i kulturës sonë shprehet se kryeministri Rama në vend të një godine të re kërkon të ndërtojë kulla.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Berishës:

Beteje primitive e Piktorit deshtak me Teatrin Kombetar, trupen e tij artistike!

Te dashur miq, keto dite ne Tirane po zhvillohet nje beteje e shemtuar primitive midis babezise, urrejtjes per suksesin, deshtimit te Edi Rames nga njera ane dhe artisteve me te mire, trupes artistike te Teatrit tone kombetar qe jane pasuri kombetare e paçmuar!

Tetari Kombetar ne çdo komb te qyteteruar eshte nje simbol i ndritshem i kultures se tij.

Mirepo kjo nuk mund te realizohet nga piktori deshtak Edi Rama, qe per zhgarravinat e tij ka marre per vleresim maksimal: “vizatime te nje adoleshenti te droguar”!

Nuk mund te realizohet vlera e jashtezakonshme per shoqerine, kombin, qe ka per kulturen e tij elita e tij artistike, teatri kombetar dhe trupa e tij.

Ne vend te ndertimit te nje ndertese monumentale vetem si teater kombetar, Edvini ofron nje kulle ku ai se bashku me vellaço Olsin te posedoje disa kate te saj.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete beteje te verber kunder Teatrit tone kombetar dhe artisteve te trupes se tij, ju bej thirrje qytetareve te mbrojne artistet, eliten artistike te kombit, kerkesat e tyre te drejta nga hakmarrja primitive e nje piktori te deshtuar, i cili per te mbushur xhepat e tij do tani te zhduke Teatrin Kombetar! Sb

Shpërndaje në rrjete sociale