Berisha: Ju them pse hesht Rama për negociatat Kosovë – Serbi

00:28 | 14 Shtatorë 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë për një marrëveshje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës dhe idesë së presidentit kosovar Hashim Thaçi.

I pyetur për qëndrimin e Ramës që deri tashmë ka heshtur për këtë çështje, Berisha tha se ai është shprehur për këtë çështje të cilën e mbron në prapaskenë.

“Rama nuk ka heshtur. Rama me pabesinë e tij flet gjithmonë. E njoh mirë Karl Bild. Është sot një nga njohësit më të mirë të rajonit. Në një editorial që botoi tha që Rama ishte dakord dhe nuk e kundërshtonte këtë ndarjen e Kosovës. Nuk ishte artikull i Baton Haxhisë ky, por ishte Karl Bild” – tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale