Berisha i bën thirrje qytetarëve të Unazës së Re: Po bëhen gati t’u prishin banesat që në 3 të mëngjesit

23:27 | 14 Korrik 2019

Ish kryeministri Sali Berisha i është drejuar me një thirrje banorëve të Unazës së Re (Astirit), pas një denoncimi të ardhur në adresë të tij nga një oficer policie.

Ky i fundit i ka treguar Berishës se policia po bëhet gati që të ndërhyjë për të prishur disa banesa, duke nisur që nga ora 3 e mëngjesit, ku forcat e ndërhyrjes së shpejtë do të shkojnë në vendngjarje.

Kujtojmë se banorët e Astirit protestojnë kundër projektit të Unazës së re prej thuajse 6 muajsh çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre.

STATUSI I BERISHËS:

Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…

Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sbDoktor mirmbrema…

Publiée par Sali Berisha sur Dimanche 14 juillet 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara