Bashkia reagon për tenderin 100 milion lekësh të uniformave të policisë

16:44 | 22 Korrik 2018

Bashkia e Tiranës ka reaguar duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD-së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara.

Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime.

“Sipas këtij institucioni këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara