Basha takon kampionët e ekipit të boksit Vllaznia

16:19 | 9 Nëntor 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kampionët e saposhpallur të ekipit të Boksit Vllaznia.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, bashkangjitur me disa foto ku shfaqet se bashku me kampionët e Ekipit të Boksit Vllaznia, ai shkruan:

“Surprizë e bukur vizita sot e kampionëve të saposhpallur të Ekipit të Boksit VLLAZNIA bashkë me kupën. Bravo Shkodra!”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara