Basha “shpall fitoren” nga selia e PD-së

23:34 | 13 Prill 2019

Rreth orës 22:00, Lulzim Basha vendosi të mbyllë protestën e opozitës, duke thirrur protestuesit para selisë së PD-së, ku mbajti edhe një fjalim para tyre.

Kreu i PD-së nuk ngurroi të falënderojë pjesëmarrësit në këtë protestë, të cilën ai e cilësoi si më të madhen në historinë e vendit.

“Sot ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme, për të gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së krimit. Ata u munduan ta shpërndanin protestën akoma pa filluar, por ne ia dolëm të ishim të jashtëzakonshëm. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Ramës, mbahet me paratë e krimit dhe të armiqve të popullit shqiptar, por asnjë tentativë e kundërligjshme, nuk ka për t’i mbajtur në pushtet ata, sepse fundi i tyre është vulosur.

Kryetari i Partisë Demokratike konfirmoi se rruga e protestave do të vijojë me të njëjtin intensitet, deri sa të bjerë qeveria e Edi Ramës.

“Ky bashkim i madh do të vijojë ditë e natë, pasi Edi Rama do të marrë përgjigjen e shqiptarëve në çdo kohë dhe në çdo vend. Ne do ta vijojmë këtë betejë, pasi jemi në rrugën e sigurt drejt çlirimit të vendit nga klika kriminale. ne jemi sot shumica morale, shumica fizike dhe shumica që do të ndryshojë njëherë e mirë fatin e vendit, duke rikthyer vlerat e vërteta të demokracisë”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara