Basha: Rama po i nxjerr jashtë banorët në dimër

17:38 | 6 Dhjetorë 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga protesta e banorëve të Astirit se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit.

“Shikoni çfarë po ndodh: kemi protestën te Unaza e Re. Duan t’i nxjerrin nga shtëpitë në mes të dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë dhe tani po i prishin; Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studentëve. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen”, tha Basha.

“Këtu te Unaza e Re ka një aferë të korruptive”, shtoi kreu i PD-së.

Shpërndaje në rrjete sociale