Basha para fermerëve në Divjakë: Kam zgjedhur të shikoj krizën në sytë tuaj

13:43 | 17 Nëntor 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë në një bashkëbisedim me fermerët, në kuadër të turit ‘Rrugëtim për Shqipërinë”.

Basha u shpreh para fermerëve se ka zgjedhur të shohë krizën në sytë e tyre.

“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj

kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale

Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj”, tha Basha.

Më tej kreu u demokratëve premtoi dixhitalizim të bujqësisë dhe subvencione për fermerët.

“Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe

Nuk do shikoni inspektorë dhe inspektoriate si grenza rreth mjaltit që vinë për t’ju zvarritur. Si arrihet kjo, duke zeruar koston me përjashtim të krahut të punës përmes subvencionit. Koncesionet dhe dhe PP-të do t anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për feremertë buxhet 100 milion euro nga krimi, nga Rrajët që diktjnë sot në qeveri”, tha Basha./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara