Basha: Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor!

23:00 | 16 Prill 2019

Lulzim Basha është i bindur se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

I ftuar në emisionin “tempora”, Basha ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje, porse ato do të shtyhen.

Meço: Në datën 30 qershor është një datë, që është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve lokale. PS ka nisur fushatën saj, u bë prezantimi për Tiranën…

Basha: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur…

Meço: Mazhoranca është duke u marrë me kandidatët, deklaron se zgjedhje do të ketë.

Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara