Basha: Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, ngjarje si e sotmja janë shkaku

21:56 | 13 Tetor 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ndalimit nga policia të ish-deputetit Klevis balliu dhe disa protestuesve nga policia.

Duke e cilësuar këtë javë vendimtare për vendin Basha shkruan: “Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku”.

Reagimi i Bashës

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara